Mitat Muhameti rrëfehet pët incidentin me Ramiz Krasniqin

Anëtari i Bordit të Lirisë, Mitat Muhameti, ka rrëfyer incidentin e sotëm me Ramiz Krasniqin në stërvitjen e Lirisë.

Sipas tij, nuk kanë pasur konfrontim fizik.

“I indinjuar thellë me të pavërtetat e plasuara në media nga ana e Ramiz Krasniqit, pohoj se nuk  është e vërtet që jemi konfrontuar fizikisht. Unë, si anëtar i Bordit jam afruar tek tampon zona (jashtë vijave të fushës) dhe qëllimi ishte të promovoja një top, kur papritmas me zë të lartë më është drejtuar Krasniqi. Unë, fillimsiht nuk e kuptova se mua më është drejtuar, duke menduar se mos po flet me ndonjë shikues në tribunën perëndimore. Mirëpo, ai vazhdoi me zë të lartë drejt meje, që të mos hyja në fushë edhe pse isha jashtë saj. Atëherë u ndjeva i fyer para lojtarëve, dhe të pranishmëve të tjerë, si  anëtar Bordi, me arrogancën e treguar ndaj meje dhe kam reaguar, duke i thënë kush je, por në asnjë mënyrë që kemi pasur kontakt fizik. E vërteta është se kan ndërhyrë në mes lojtarët, mjeku dhe ndihmësit. Ata, janë dëshmitar të sjelljeve arrogante të Krasniqit”, thotë Mitat Muhameti në deklartën drejtuar medieve, raporton Gazeta Olle.

Ndërkaq, sa i përket lajmit tē Olles se po bisedohet për pasardhësin e Krasniqit, Mirsad Çollaku, kryetar tha: “Nuk është e vërtetë se po flasim për pasardhës. E më pak e vërtetë se Skender Shengyli do të pasojë, Krasniqin’”.

Pas incidentit të sotëm të raportuar nga Gazeta Olle, Rami Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Lirisë.