Ministri Shala inspekton palestrën në Rahovec, premton finalizimin për vitin e ardhshëm

Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Shala, dhe ai i Financave, Avdulla Hoti, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i degës së Lidhjes Demokratike në Rahovec, bashkë me kryetarin Idriz Vehapi, inspektuan punimet e deritashme të palestrës sportive në Rahovec,e cila ka filluar së ndërtuari në vitin 2008.

Me këtë rast, para shumë gazetarëve, i pari u prononcua nikoqiri, gjegjësisht kryetari Vehapi, i cili thotë: “Jemi këtu në palestrën sportive së bashku me dy ministrat, Avdulla Hotin dhe Kujtim Shalën. Jemi këtu për të parë punën e kryera dhe ato të mbetura, dita e sotme duhet të jetë ditë e gëzueshme për sportdashësit në Rahovec, sepse kjo palestër shumë shpejt do ta merr formën e plotë, këto janë premtime edhe të ministrave, dhe shumë shpejtë, këtu do të zhvillohen ndeshje sportive, dhe ju falëmnderoj shumë ministrave për përkushtimin e tyre”.

takimi

Ministri Shala në prononcimin e vet nuk dha shpresë se përfundimi i punimeve do të kryhet këtë vit dhe thotë : “Palestra sportive në Rahovec është investim më i rëndësishëm i qeverisë në fushën e sportit, ne tani jemi tek faza e fundit e investimit, do të fillojnë procedurat në zgjedhjen e operatorit për të kryer fazën e fundit të punimeve, dhe në total investimi do të jetë 2.7 milion euro, i cili investim është më i madh në ndërtimin e palestrave sportive në Kosovë. Poashtu biseduam me ministrin e financave dhe me kryetarin për projekte të reja, do të vazhdojmë me investime në komunën e Rahovecit, do të investojmë në stadiumin e qytetit edhe ca të tjera , si dhe në një palestre sportive në Krushë të Madhe”.

shala2

Ministri Avdulla Hoti falënderoi kryetarin Vehapi për mikpritjen, me të cilin kanë biseduar edhe projekte të reja në komunën e Rahovecit, të cilit kapin shumën prej dy milion euro, ndërkaq ministri Shala, i pyetur se kur do të përfundojnë punimet në palestër, thotë se kjo do të ndodhë brenda gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm. /Shaip Shala