Milot Rashica pas golit: “Dështuam, sepse e meritonim të fitonim” (VIDEO)

Milot Rashica ndihet i lumtur për golin e tetë sezonal me Vitessen, të shënuar të shtunën mbrëma, mirëpo është i dëshpëruar me rezultatin e ndeshjes.

Skuadra e tij barazoi 1-1 në shtëpi me Heraclesin, mirëpo sipas talentit vushtrrias ata meritonin të fitonin.

Rashica shënoi në minutnë 49, kurse mysafirët barazuan përmes penalltisë, tetë minuta para fundit.

‘Mendoj se e merituam të fitojmë. Jam i lumtur për golin, por ne duhej të merrnim tri pikë. Pas rezultatit 1-0, patëm raste për të vendosur ndeshjen. Ne dështuam’, tha Rashica pas ndeshjes, raporton GazetaOlle.com.

I pyetur për penalltinë e Heraclesit, ai tha se ishte larg për ta vlerësuar nëse ishte apo jo.

‘Ne kërkonim fitoren për të zënë Play Offin, por në fund ishim të pafat. Sot humbëm dy pikë, por na mbeten edhe tri finale për të arritur Play Offin. Dua të falënderojë tifozët që na mbështetën për 90 minuta’. /Olle