Merr fund epoka Novak Gjokoviq

Teniseri më i mirë në botë, Novak Gjokoviq është eliminuar nga gara më e rëndësishme “Wimbledon”.

Amerikani, Querrey ishte ai që eliminoi serbin Novak Gjokoviq, 3 me 1 në sete (7-6, 1-6, 6-3 dhe 7-6).

Takimi mes Gjokoviqit dhe Querreyt i paraparë të përfundoj dje u shty në ditën e sotme përshkak të reshjeve të mëdha atmosferike në shtetin e Britanisë së Madhe.

Ndeshja u ndërpre me rezultatin 2 me 0 në sete për amerikanin i cili në ditën e sotme nuk e pati të vështirë të fitoj edhe një set për ta eliminuar kampionin e Wimbledonit Novak Gjokoviq.

loading...