Mbyllet derbi Drita -Zhegra, rezultati i ngushtë

Këtë vikend është zhvilluar derbi lokal në hendboll ndërmjet Dritës dhe Zhegrës. Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan ishte arenë takimi ndërmjet këtyre dy skuadrave, shkruan Gazetasheshi.com.

Derbi lokal mes Dritës dhe Zhegrës është fituar nga e para me rezultatin 34:31. Për Dritën ishte fitorja e katërt. Me tetë pikë, Drita renditet e treta në tabelën e Superligës. Zhegra pësoi humbjen e tretë dhe me pesë pikë mbanë vendin e pestë.

Pjesa e parë e takimit më interesant të së shtunës përfundoi me rezultatin 14:14. Në pjesën e dytë skuadra e Dritës u gjend më mirë në fushën e lojës dhe fitoi dy pikët e rëndësishme për vazhdim të kampionatit. Gzim Misimi me 11 gola e udhëhoqi Dritën drejt fitores. Drita në palestër e kishte përkrahjen e tifo-grupit “Intelektualët”. Drita pas ndeshjes ka falenderuar tifozët për të cilët ka thënë se nuk janë ndalur për 60 minuta lojë.  Edhe Zhegra ka pasur përkrahje të tifozëve në palestër.Te Zhegra më efikasi ishte Alban Haziri me plot 13 gola.

Java e gjashtë vazhdon të hënën me ndeshjen mes Vëllaznimit e Samadrexhës, që nis në ora 18:30. Dy skuadrat me traditë, Trepça e Kastrioti takohen të mërkurën nga ora 18:00 në Mitrovicë.

Drita – Zhegra 34:31 (14:14)

Drita: A. Sylejmani, V. Buqinca, R. Selmani 7, Rr. Ramadani 3, L. Mustafi 2, G. Misimi 11, H. Mehmeti, K. Syla 2, D. Azizi 8, M. Sahiti 1, Er. Huruglica, E. Huruglica, M. Salihu

Zhegra: A. Agushi, B. Agushi 2, L. Idrizi, M. Murseli, Q. Isufi, Sh. Shaqiri 7, F. Isufi 1, A. Isufi 1, A. Aliu 7, Ag.Isufi, A. Haziri 13

KH-Drita-696x510

653X344971191_22687870_1517616028318599_929945090353253326_n