Mbawueze: Kam kaluar një eksperiencë të mirë te Drita,tani dua t’i shërbej Laçit

Kyrian Mbawueze ishte njëri nga top sulmuesit e Superligës së Kosovës në pranëver.

Tashmë Mbawueze është larguar nga skuadra e Dritës dhe është transferuar te skuadra e Laçit në Shqipëri, raporton GazetaOlle.com.

Në një intervistë për “RTSH Sport”, Mbawueze ka folur për eksperiencën e tij në Kosovë si dhe synimet për të ardhmen.

Image result for kyrian nwabueze drita

“Kam kaluar një eksperiencë të mirë te Drita dhe tani dua t’i shërbej Laçit. Jam pritur shumë mirë, gjërat këtu janë korrekte. Raporti është shumë i mirë me të gjithë, tani e kam mendjen te ndeshja e Europa League. Shpresoj të fitojmë për tifozët dhe për të gjithë të tjerët në klub”.

 “Duke qenë se kemi nisur fazën me ritëm të lartë, shpresoj t’i jap kësaj skuadre cilësitë e mia,  forcën, shpejtësinë dhe shumë gola”.

Mbawueze në 12 ndeshje kishte shenuar shtatë gola e kishte bërë një asistime sa ishte pjesë e Dritës.

Image result for kyrian nwabueze drita