Matjet zyrtare të ICF-s në një objekt super luksoz

Organizatorët e evenimentit të madh humanitaro sportiv që do të zhvillohet në Ferizaj më 29.12.2017 kanë njoftuar se matjet zyrtare për këtë aktivitet të ICF-it do të zhvillohen në një objekt super luksoz “Princesha Palace”.

Pronari, Avdi Ramushi, ka shpreh dëshirë të kontribuoj duke i pritur me zemërgjerësi të gjithë sportistët në një vend.

Kështu më 28.12.2017 matjet zyrtare do të fillojnë në ora 16:00 me kikboksirët dhe MMA, kurse një ditë pas matjet e tyre duke filluar në ora 11:00 do i kenë boksierët.

14642432_1791280071136252_7870942108590694065_n