Liverpooli e gjen zëvendësuesin e Philippe Coutinhos – të dielën pritet të bëhet zyrtarizimi

Naby Keita do ta luajë ndeshjen e tij të fundit me RB Leipzig nesër para kalimit në Liverpool.

Liverpool ka marrëveshje në parim me klubin gjerman për Keitan që ta transferojë më 1 korrik, transmeton ”GazetaOlle.com”.

Por, pas largimit të Philippe Coutinhos drejt Barcelonës, Liverpooli ka qenë i adresuar te Keita për zëvendësuesin e tij.

Edhe RB Leipzig ka qenë deri më tani i bindur se lojtari od të mbetet në klub deri në fund të sezonit.

Keita

Por, duket se situata ka marrë një kthesë dramatike tani.

Një kompani me emrin: ”NK8 LIMITED” është regjistruar në ueb-sajtin e Shtëpisë së Kompanive në Britaninë e Madhe.

Dy njerëz shihen si zyrtar – Naby Deco Keita dhe Bjorn Alexander Bezemer.

Në foton e mëposhtme shihet se Keita është emëruar si drejtor gjatë ditës së djeshme – 11 janar. /Gazeta Olle/

nintchdbpict000375417431

Keita