Lëndohet sportisti i njohur kosovar, nuk ka as ndihmë mjekësore

Karriera e një sportisteje lehtë mund të shuhet kur pëson lëndime të rënda. Atletja Vijona Kryeziu është talentja më e madhe dhe që pritet shumë në të ardhmen, aktualisht e ka në gërshërë karrierën e saj! Lëndimi i saj është shqetësues që vrapon në disiplina 100 metra, 400 m dhe 4×100 metra.

“Karriera po me rrezikohet! Parimisht dua të falënderohem për shqetësimin e miqve dhe gazetarëve në veçanti rreth lëndimit tim. Këto lëndime i mora gjatë garimit në shtegun i cili është shtruar nga copëza letra siç duket, pa asnjë përgjegjësi dhe efiçence profesionale. Nuk përmbushë asnjë standard të vënë nga Federata Botërore e Atletikës (IAAF).
Edhe kësaj here korrupsioni nga tenderi ka qenë më i rëndësishëm për institucionet tona “përgjegjëse” (meqë ata nuk përgjegjësohen dhe as nuk ndërgjegjësohen kurrë). Mund t’jenë gjithçka, vetëm njerëz nuk mund të quhen! Nuk mendojnë në jetën e individit dhe rreziqet që i kanosen çdo ditë.  Unë tani po rrezikoj karrierën! Po, po. Meqë nuk mora as ndihme të pare mjekësore.
Tani m’ duhet të vazhdoj me ekzaminime të thella nëpër specialiste të ndryshëm. Me para nga xhepi im. Zoti na ndihmoftë, sepse për përgjegjësi të institucioneve tona përkatëse sot shuhemi”, shkruan Vijona në profilin e saj në facebook. “Pothuajse jam lënduar në gjithë trupin, mirëpo lëndimin me të madh e kam të gjunjtë”, tha Vijona për gazetën “Bota sot”.