Lë Skënderbeun për Dinamon: Takaj emocionon gjithë korçarët me gjestin e tij

Ardian Takaj mund të blejë aksionet e Dinamos nëse skuadra e Skënderbeut do të zbresë një kategori më poshtë.

Prej ditësh ka qarkulluar ky lajm, ndërsa deri më tani s’ka asgjë konkrete.

Flitet se FSHF-ja po përgatit skenarin e rikthimit të skuadrës kryeqytetase në elitë dhe zbritjen e një kategorie më poshtë të bardhekuqve që tashmë duhet të shlyejnë gjobën prej 1-milionë eurosh të vendosur nga UEFA.

Megjithatë Ardian Takaj ka premtuar besnikëri ndaj ekipit korçar dhe tifozëve bardhekuqë.

Këtë e bën shpesh, madje jo më larg se në mesnatë ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon se shfaqet i dashuruar me emrin e Skënderbeut, për historinë që ai bëri me të.

A do të vijojë të jetë në krye të klubit korçar apo vërtetë Dinamo do të jetë klubi i tij i ardhshëm? Këtë do ta zbulojnë ditët e ardhshme.