LAJMI I FUNDIT: Bylbyl Sokoli tregon nëse do të bëhet trajner i Shkëndijës

Shkëndija e Tetovës nuk e ka nisur aspak mirë edicionin e ri në elitën e futbollit Maqedoni.

Skuadra e Qatip Osmanit është mposhtur në ndeshjen e parë hapse gjatë fundjavës, shkruan Gazetaolle.

Madje, Shkëndija nëndrejtimin e Osmanit ishte eliminuar edhe nga garat e Evropës vetëm pas ndeshjeve të para.

E gjithë këto ‘dështime’ nuk i kanë pëlqyer si duket kryesisë së klubit tetovar.

Madje siç raportojnë mediumet sportive nga Maqedonia Veriore, vendin e Osmanit mund ta zë trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli.

Por ky i fundit për GazetaOlle ka mohu gjitha zërat për një lëvizje të tillë.

Sipas “Profës”, ai dhe Shkëndija nuk kanë pasur as një kontakt mes tyre.

“Nuk kam pasur asnjë kontakt me skuadrën e Shkëndijës, edhe pse është raportuar por ende nuk më ka kontaktuar askush. Jam në pritje por ende nuk kam ndonjë kontakt as me Shkëndijën as me ndonjë skuadër tjetër”, tha Sokoli për GazetaOlle.