Lajm i jashtëzakonshëm nga Porto për Malsor Ajetin

Lajm i jashtëzakonshëm për futbollistin e Hajvalisë, Malsor Ajeti.
Sulmuesi i krahut ka marrë ftesë zyrtare nga Porto për t’iu bashkuar Akademisë së klubit më 8 janar, me ç’rast pritet edhe të nënshkruajë kontratën e parë me portugezët.

Gazetasheshi.com ka siguruar dokumentin në të cilën Porto i bënë ftesë futbollistit nga Hajvalia që t’u bashkohet.

Kësisoj, tanlenti 17-vjeçar do të vazhdojë karrierën në futbollin portugez, konkretisht te skuadra U-19 e Portos.

Arritjet e Ajetit kanë bërë që edhe Kombëtarja U-19 e Shqipërisë të interesohet për të, por jo edhe Kosova që nuk e ka parë të rrugës ta ftojë.

Mundësitë janë të mëdha që Ajeti të zgjedhë Kombëtaren shqiptare.

received_10156233288158641

received_10156233288253641