Laçi ndalet në shtëpi nga Hapoel Beer Sheva

Skuadra e Laçit ka barazuar 1:1 në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës, ndaj skuadrës izraelite, Hapoel Beer Sheva

Ishte Kyrian Nwabueze, ish sulmuesi i Dritës që i dha epërsinë në minute e 3-të, Laçit, shkruan Gazeta OLLE.

Me këtë rezultat përfundoj pjesa e parë, kurse në të dytën, Hapoel Beer Sheva u tregua shumë e rrezikshme pranë portës së Laçit.

Gal Levi barazoj rezultatin 12 minuta para fundit të ndeshjes, që ishte edhe rezultati përfundimtar.

Kujtojmë se pas një jave zhvillohet ndeshja e dytë mes dy skuadrave, ku vendoset për skuadrën që do të kaloi tutje.