Kufijtë mbyllen si shkak i koronavirusit, sportistja turke e Prishtinës rrëfehet për jetën në kryeqytet

Volejbollistja turke Izel Kahraman, anëtare e liderit të Superligës, M Technologie nga Prishtina, ka mbetur në Prishtinë dhe nuk mund të kthehet në Turqi, për shkak që janë mbyllur të gjithë kufijtë shkaku i pandemisë (virusit korona).

Federata e Volejbollit e Turqisë është interesuar të dij për Izelin se si po kalon në këto ditë të vështira në Prishtinë. Izel ka folur për faqen turke “voleybolx.com”.

“Klubi im më kërkoi të qëndroja në Kosovë sepse nuk ishte e qartë se çfarë do të ndodhte për shkak të shpërthimit të koronavirusit. Unë nuk shqetësohem nga kjo zgjidhje që bëra”, tha Izel.

Lojtarja 19-vjeçare kalon ditët e saja në Kosovë. “Situata është më mirë se në Turqi”, tha mes të tjera ajo.

Sa i përket kampionatit që është pezulluar në Kosovës, shkaku i pandemisë, ajo tha: “Ata presin vendimin e ministrisë së sportit të vendit. Nuk ka datë të caktuar, unë shpresoj se ne së shpejti do të fillojnë të luajmë përsëri. Unë jam duke folur tashmë me trajnerin tim këto çështje. Sigurisht unë do të kthehet në Turqi. Ne nuk kemi stërvitur qe 12 ditë”.

“Ne duhet të qëndrojmë në shtëpinë tonë tani dhe nuk duhet të dalim jashtë nëse nuk është e nevojshme. Ju lutemi të gjithë duhet të qëndron në shtëpi derisa të kalojë kjo gjendje, të mbrohemi nga kjo pandemi”, ka thënë ndër të tjera Izel.