Kosova U19 pëson humbje nga ky kundërshtar

Kombëtarja e Kosovës U19 ka pësuar humbje sot në takim miqësore.

Të drejtuarit e Ramiz Krasniqit u mposhtën nga Istogu me rezultatin 1-0, shkruan Gazeta Olle.

Golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar Sercan Pllana.

Kosova U19 është grumbulluar në mënyrë që të jetë sa më e gatshme për kualifikimet e radhës.

Kujtojmë se së fundit Kosova U19 arriti deri në fazën elite të kampionatit evropian.