Kosova U-21 aranzhon miqësore me Dritën, zbulohet lista prej 22 lojtarëve

Përzgjedhësit e Përfaqësueses U-21, Rafet Prekazi dhe Erdogan Celina kanë përpiluar listën prej 22 futbollistëve për ndeshjen testuese kundër Dritës, që zhvillohet më 14 shkurt (e martë).

Takimi luhet në kuadër të përgatitjeve të seleksionimit dhe përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese për Evropianin 2019, që fillojnë në muajin mars, thuhet në njoftimin e FFK-s, raporton Gazeta Olle.

Futbollistët e përfshirë në listë duhet të paraqiten në orën 11:00 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, derisa ndeshja fillon në orën 13:00.

Kujtojmë që trajner i portierëve është ish portieri i mirënjohur, Naser Prapashtica.

 

Lista e futbollistëve të ftuar

Ibrahim Gavazaj (Liria)

Ron Statovci (Llapi)

Behar Dino (Liria)

Kushtrim Shabani (Llapi)

Mirlind Dakaj (Llapi)

Ylber Maloku (Trepça’89)

Kreshnik  Nebiu (Drenica)

Ardian Muja (Trepça’89)

Lorik Boshnjaku (Prishtina)

Florent Hasani (Trepça’89)

Mendurim Hoti (Feronikeli)

Berat Ahmeti (Gjilani)

Albert Dabiqaj (Besa)

Ilir Mustafa (Liria)

Meriton Korenica (Liria)

Landrit Rama (2 Korriku)

Rron Broja (Trepça’89)

Albert Kajtazi (Trepça)

Dorin Lladrovci (Feronikeli)

Ergyn  Mehmeti (Trepça)

Visar Beka (Prishtina)

Ardian Nika (Prishtina)