Kosova sot sfidon Gjermaninë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do luaj ndeshjen e fundit kualifikuese sot ndaj Gjermanisë.

Dardanët do luajn në udhim te super-fuqia e këtij sporti, Gjermania, shkruan GazetaOlle.com.

Pas barazimit me Polonin në Prishtinë, tre ditë më parë, Taip Ramadani, përzgjedhësi i Kosovës ka thënë se i pret një ndeshje shumë e vështirë ndaj Gjermanisë.

“Sipas të gjitha gjasave gjermanët e kanë ndërmend të bëjnë disa eksperimente ndaj nesh. Gjermania ka në përbërje lojtarë të ri, që janë të motivuar për të përfaqësuar vendin e tyre në të ardhmen. Kështu që do të luajnë me forcë shumë të madhe kundër nesh”, ka theksuar selektori Taip Ramadani.

“Ne kemi ardhur që të shkaktojmë dëmin më të madh të mundshëm ndaj tyre dhe të mundohemi të kualifikohemi në kampionat. Neve na duhet vetëm fitorja, të gjithë e kemi këtë në vetëdije dhe për këtë kemi ardhur këtu. Pres që ekipi të angazhohet si kundër Polonisë, të luajë me besim dhe vrull. Gjasat janë që mundemi edhe këtu të shkaktojmë një befasi”, ka shtuar Ramadani.

Gjermania – Kosova, fillon nga ora 18:00./GazetaOLLE