Kosova pritet nga disa Dardanë të vegjël në Britani

Kombëtarja e Kosovës ka udhëtuar sot drejt Britanisë së Madhe.

Tashmë futbollistët Dardanë, kanë zbritur në ishull, shkruan Gazeta Olle.

Kosova nesër do të luajë ndaj Anglisë sfidën kualifikuese për EURO2020 nga ora 20:45.

Por me të arritur në Southampton, Kosova është pritur nga disa tifozë.

“Presidenti Agim Ademi me dy gjenerata të Dardanëve ne Southampton, të cilët e përcjellin Kombëtaren e Kosovës në çdo ndeshje, janë këta: Artani, Driloni, Nina, Kani, Rroni, Greta, Euloni, Ersani, Eda, Albesina, Agroni dhe Përparimi”, shkruhet në njoftimin e FFK-së.

Fotografia e Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova