Kosova po bëhet gati për në Rio: Ne jemi gati!

Me aktivitete të ndryshme sportive dhe fushata promovimi, Komiteti Olimpik do ta shënojë këta muaj pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Rio 2016. Kjo është hera e parë dhe historike për Kosovën që merr pjesë në Lojërat Olimpike.

Zyrtarë të Komitetit Olimpik kanë nisur tashmë aktivitete promovuese dhe pritet që në javët e ardhshme, deri në nisjen për në Rio të ketë shumë aktivitete në përkrahje të ekipit olimpik të Kosovës.

Një prej të parave ka qenë mesazhi që KOK ka dërguar në mediat botërore se sportistët nga Kosova do të jenë në Rio dhe janë të gatshëm për medalje.

Shumë aktivitete të tjera do të ketë edhe gjithandej Kosovës por edhe promovime ndërkombëtare për të mbajtur në vëmendje në opinionin sportiv botërorë sportistët tanë. /Olle

kosovaa