Kombëtarja e Kosovës në Taekwondo arrin suksese të mëdha në Kampionatin Ballkanik: 9 medalje të fituara

Kombëtarja e Kosovës në Taekwondo me grupmosha të ndryshme është kthyer me 9 medalje nga Kampionati Ballkanik, i mbajtur gjatë fundjavës në Samokov të Bullgarisë.

Nga 35 garues, nëntë prej tyre u kthyen me medalje. Pjesëmarrës ishin 653 garues nga 12 shtete

Sylejman Vizdiklar, kadet -41kg, medalje e artë
Rejan Tershani, child -52kg, medalje e argjendtë
Elion Agushi, kadet -45kg, medalje e bronztë
Arkton Zekaj, kadet -61kg, medalje e bronztë
Elton Avdullahu, kadet -65kg, medalje e bronztë
Eron Bahimi, junior -68kg, medalje e bronztë
Tringa Krasniqi, senior -57kg, medalje e bronztë
Don Berisha, senior +87kg, medalje e bronztë
Sara Kastrati, senior -46kg, medalje e bronztë

Fotografia e Kosovo Olympic Committee

Fotografia e Kosovo Olympic Committee