Kjo është agjenda për ditën e sotme lidhur me Fadil Vokrrin

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar dje se ceremonia e varrimit e Presidentit Fadil Vokrri do të zhvillohet më 10 qershor në Prishtinë.

Ceremonia do të organizohet nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Presidenti Fadil Vokrri, si figurë qendrore e futbollit të Kosovës dhe ndërkombëtarizimit të tij, në shenjë nderimi, do të përcillet me të gjitha nderimet shtetërore.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot më 10 qershor në Kuvendin e Kosovës sipas agjendës së mëposhtme:

12:00 – 13:30 Homazhe, Kuvendi i Kosovës
14:00 – 15:00 Mbledhje komemorative, Kuvendi i Kosovës
17:00 Varrimi në varrezat e qytetit në Prishtinë