Kështu festojnë fitoren e Kosovës disa tifozë nga Kroacia

Kosova ka arritur një fitore të madhe dje ndaj Çekisë me rezultatin 2-1.

Edhe pse Kosova kishte mungesën e 5 lojtarëve të lënduar, Challandes bëri ‘çmenduri’  duke motivuar në maksimum futbollistët që kishte në skuadër, shkruan Gazeta Olle.

E kësaj fitore i janë gëzuar edhe disa tifozë kroat.

Ata në shenjë përkrahje ndaj Kosovës kanë bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Kujtojmë se ndeshja e ardhshme e Kosovës në kuadër të kualifikimeve është të martën, ku do të jemi mysafirë të Anglisë në “St.Mary’s Stadium” të Southamptonit./GazetaOlle