Justin Kluivert nuk ka të ndalur, shënon gol të jashtëzakonshëm

Ai që po spekulohet se është në radarin e Manchester United, Justin Kluivert, është siguruar që sot ta vë veten e tij në radarin e shumë klubeve tjera.

18 vjeçari arriti që të depërtojë nga krahu i majtë, të kalojë lojtarë dhe të godasë saktë për të përfunduar rastin me gol duke mposhtur portierin Mattijs Branderhorst.

I gjithë publiku në Amsterdam Arena u ngrit në këmbë për lojtarin, i cili realizoi tjetër gol spektakolar.

Mourinho thuhet të jetëe shumë i interesuar për anësorin e majtë, i cili është djali i ish-trajnerit të Barcelonës, Patrick Kluivert.

eboue_1514132814-7318297

Kasper Dolbert dhe David Neres po ashtu shënuan për AJaxin, fitore e cila ngushton diferencën me PSV-në që është lider me pesë pikë më shumë.

Kluivert konsiderohet prej talentëve më të mëdhenj të futbollit evropian.

Ai vetëm javë më parë realizoi një tjetër gol të mrekullueshëm në kampionatin holandez.

Golin e tij mund ta shikoni duke klikuar KËTU.

eboue-2_1514132801-6028121