Jo për pushime e futboll: Mësohet arsya pse Messi ka udhëtuar në Dubai

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi udhëtoi në Dubai duke përfituar nga dy ditë pushimi që Quique Setién u ka dhënë stafit për të përmbushur disa angazhime për reklamat.

Argjentinasi është ambasador për Expo 2020, i cili do të mbahet në muajt e ardhshëm, nga tetori i këtij viti deri në prill 2021, në qytetin e Emirateve Arabe.

Messi, i cili pati këtë udhëtim të planifikuar për një kohë të gjatë, tashmë ka bërë disa video promovuese të ngjarjes së rëndësishme dhe historike.

Ai u nis mbrëmë për në Dubai.

Kapiteni do të kthehet në Barcelonë, megjithatë, me kohën që të jetë i pranishëm këtë të martë në ora 18:00 në Qytetin Sportiv të Sant Joan Despí për të filluar përgatitjen e takimit kundër Eibar të shtunën tjetër në ‘Camp Nou’.