Ish-futbollisti i Hajvalisë i hapur për oferta

Mesfushorin Etrit Halimi edhe zyrtarisht është ndarë me skuadrën e Hajvalisë.

Futbollisti cili aktivizohet edhe si mbrojtës, thotë se ende nuk i është bashkuar asnjë skuadre. “Nuk jam më pjesë e Hajvalisë. Nuk kam vendosur ende për të ardhmen”, ka thënë për Gazetaolle.com, ish-futbollisti i Vushtrrisë.

Ai është aktivizuar në të gjitha ndeshjet në vjeshtë me Hajvalinë që drejtohet nga trajneri Emin Bajrami.

Hajvalia ndodhet në krizë financiare dhe është dorëzuar në ‘luftë’ për mbijetesë.

Ky ekip ndodhet e fundit me pesë pikë të tubuara në stinorin vjeshtor. /Olle