Goal.com për Labinot Kabashin: Talenti i Barçës që zgjodhi Kosovën krahasohet me Iniestan (FOTO)

Ftesa e Përfaqësueses A të Kosovës bërë Labinot Kabashit vazhdon të bëjë bujë në mediat e huaja. ‘Goal.com’ ka prezantuar sot 16-vjeçarin e Barcelonës, për të cilin shkruan se krahasohet me Iniestan.

“Historia e tij është interesante. Kabashi ka lindur në vitin 2000, por dy vjet më vonë, familja e tij u largua nga vendi i shkatërruar nga forcat serbe”, shkruan goal.com, raporton Gazeta Olle.

FIFA ia lejoi Kosovës të marrë talentët e saj nga mbarë bota, dhe një të tillë e gjetën edhe në shkollën “La Masia”.

16-vjeçari tregon emocionet e ftesës nga Përfaqësuesja A. “Së pari mendova se janë duke bërë shaka me mua”, tregon Kabashi për televizionin e Barcelonës. “Por, kur e pash natyrisht se isha shumë i lumtur. Jam krenar që do të luaj për Kosovën”, shton ai.

Burime të “La Masias” bëjnë të ditur se Kabashi ka aftësi të njëjta me Andres Iniestan dhe thirrja nga Kosova nuk është befasi. Ai mund të luajë të enjten kundër Kroacisë në ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, derisa ka pasur mundësi të zgjedhë edhe Spanjën ose Finlandën, prej nga është nëna e tij. /Olle

labinotkabashi