Futbollisti nga Kosova i Kombëtares drejt Fenerbaçes

Një futbollist i Kombëtares shqiptare të futbollit është pranë kalimit te njëra prej skuadrave me më shumë histori në futbollin turk.

“Panorama Sport” ka mësuar tratativat që janë në fazën finale mes mbrojtësit kuqezi dhe skuadrës së Fenerbahçes. Bëhet fjalë për Mërgim Mavrajn, i cili në gjysmën e dytë të sezonit të fundit, nuk pati marrëdhënie të mira me skuadrën gjermane të Hamburgut.

mergim-mavraj

TRANSFERIMI Mbrojtësi i Kombëtares është një nga futbollistët që numëron 40 ndeshje me kuqezinjtë, si dhe një karrierë të pasur me skuadra në Bundesligë. Nga viti 2005 ai luan si profesionist në Gjermani, duke pasur eksperiencë të madhe në nivele të larta. 31-vjeçari është përzgjedhur nga skuadra turke për të përforcuar repartin e prapavijës.