Fluturimin me aeroplan më së shumti bezdi e ka Majlinda Kelmendi!

Kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, ka treguar disa sekrete kur ishin nisur për në Rio, kur u mbajtën Lujërat Olimpike dhe xhudisja jonë, Majlinda Kelmendi, i stolis me medaljen e artë në kategorinë 52 kg.

Ai ka treguar disa sekrete se si cili nga garuesit është më shumë objekt i shakave! Si mund ta shpjegoni atmosferën kur u niset në Rio me Majlindën, Norën dhe Dritonin. A vërehej një stres, si ishte reagimi i tyre në aeroplan, çfarë të bënte më shumë të buzëqeshej me ta?

“Natyrisht protagonist të këtyre ngjarjeve historike janë trajneri tani me famë botërore e duke vazhduar me Majlindën, Norën e gjithë tjerët që i përmende, por jo vetëm, kemi edhe shumë garues tjerë qe janë në pritje për të shpërthyer.

Ne si ekip kemi udhëtuar vetëm mu për arsyet që mos të kenë ngarkesa shtesë ndoshta nga përvoja e Londrës kemi qenë edhe me tepër të kujdesshëm që ekipi të jetë sa më i relaksuar.

E atmosfera që nga nisja e deri në destianacionin e fundit ka qenë shumë relaksuese, brenga e vetme për të gjithë neve ka qenë lëndimi i Norës.

Habitesha me qetësinë dhe vetëbesimin që kishte Majlinda gjatë gjithë kohës, kjo me mbushte plot shpresë se nuk do të ktheheshim pa medalje”, tregon Kuka.

“Përndryshe fluturimin me aeroplan më së shumti bezdi nga të gjithë e ka Majlinda e për këtë edhe është objekt i shakave më së tepërmi nga Toni”, deklaroi Kuka.

Loading...