Flaka Loxha e artë në Kupën Evropiane të Xhudos “Sarajeva 2019”

Flaka Loxha ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane të xhudos për juniore “Sarajeva 2019”.

Xhudistja jonë doli kampione në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ajo shënoi katër fitore, kurse rrethin e parë e kaloi pa luftë. Në finale mundi holandezen, Van de Meeberg, kurse në gjysmëfinale triumfoi ndaj serbes, Marica Perisiq.