FHK konfirmon lëvizjet e lojtarëve në afatin kalimtar

Federata e Hendbollit e Kosovës ka njoftuar për gjitha lëvizjet në afatin kalimtar.

Shumë hendbollistë kanë paraqitur kërkesë për ndryshim skuadre, shkruan GazetaOlle.com.

Më poshtë njoftimi nga FHK:

Dhjetëra lojtarë kanë paraqitur kërkesë për lëvizje në afatin e rregullt kalimtar që ka përfunduar tashmë. Në fakt hendbollistë të njohur kanë marrë statusin e lojtarit të lirë, që ua jep të drejtën të regjistrohen në klube deri më 15 tetor. Por gjatë dy javëve të afatit ka pasur shumë lojtarë që po ashtu kanë kaluar nga klubi në klub. Deniz Terziqi, Drilon Tahirukaj, Drenit Tahirukaj, Petrit Prekazi, Arbër Curri, Art Luzha, Shkurta Mehmeti, Shpresa Fazlija, janë disa prej lojtarëve që kanë paraqitur kërkesë për status të lirë. Janë 14 kërkesa të lojtarëve për status të lirë. Katër kërkesa janë paraqitur për regjistrim të dyfishtë, ndërsa për ndërrim të skuadrës janë 19 kërkesa.

KERKESAT E LOJTAREVE NE AFATIN E RREGULLT KALIMTAR NGA DATA 01.07.2019 DERI 15.07.2019