Feronikeli paralajmëron ardhje dhe largime nga skuadra

Labinot Osmani është vetëm përforcimi i parë i Feronikelit, pasi që kampioni kosovar nuk e ka ndërmend të ndalet në afatin kalimtar.

Kështu ka deklaruar drejtori Arton Berisha, i cili i ka ndezur motorët bashkë me kryesinë e klubit dhe shtabin teknik për të forcuar skuadrën edhe më shumë.

“Osmani nuk do të jetë përforcimi i fundit. Jemi në bisedime edhe me disa lojtarë shumë cilësor dhe gjatë ditëve në vijim shpresojmë të arrijmë marrëveshje”, deklaroi Berisha për “GazetaOlle.com”.

“Së bashku me shtabin teknik jemi në konsulltime vazhdimisht dhe ndoshta do të ketë edhe ndonjë lirim”, shtoi Berisha, duke paralajmëruar largime nga skuadra.

Kampioni i padiskutueshëm i futbollit kosovar në dy vitet e fundit, është gjashtë pikë larg vendit të parë, Trepçës ‘89.

Pasi që Gazeta Olle raportoi ekskluzivisht për kalimin e Osmanit te Feronikeli, transferimin e vushtrriasit e ka zyrtarizuar edhe klubi në faqen zyrtare në Facebook.