Feniksi kampion i Kosovës

Klubi i Futsallit, Feniks është shpallur kampion i Kosovës në Futsall. Skuadra nga Drenasi e ka fituar ndeshjen vendimtare të zhvilluar të martën mbrëma në Gjakovë në Palestrën “Shani Nushi”, e cila ishte e stërmbushur me shikues.

Të dyja skuadrat e kishin fituar nga një ndeshje në finalen e madhe të “Play-Offit”, prandaj kampioni do të përcaktohej në duelin e tretë në Gjakovë. Dhe, mysafirët u treguan më të suksesshëm, duke fituar 5:4, shkruan Zëri.

Madje, ata udhëhoqën 5:1, por vendësit u afruan në fund dhe për pak sa nuk barazuan në sekondat e fundit. Sidoqoftë, në fund festuan drenicasit.

Për ta, titulli i kampionit do t’i ketë dy vlera, pasi, përpos epitetit të më të mirit, që e siguruan mbrëmë, ata do ta kenë mundësinë të luajnë në UEFA Fustall Cup.