Federata Shqiptare bllokon Amir Rrahmanin të vije tek Kosova

Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk ia ka lëshuar një dokument zyrtar Federatës së Futbollit të Kosovës për Amir Rrahmanin.

Kapiteni i RNK Splitit ka vendosur të luajë me Kosovës, duke lënë Kombëtaren shqiptare.

‘Po shpresojmë që FSHF do ta lëshojë dokumentin e të gjitha ndeshjeve zyrtare të Amir Rrahmanit të luajtur me Shqipërinë, gjë që nuk e ka bërë ende. Ne nuk kemi kërkuar, por ka kërkuar lojtari. Këtë dokument e kërkon FIFA, për t’ia mundësuar më pas lojtarit të luajë me ne’, tha Vokrri për ‘Interaktiv’ të KTV-s, raporton Gazeta Olle.

Sipas tij, asnjë federatë nuk guxon t’i marrë më lojtarë Kosovës.