FC Toni në festë, është Kampioni i Podujevës në futboll të vogël

FC Toni është shpallur Kampion i Podujevës për  sezonin 2015/2016 ku me fitore ka festuar titullin e kampionit , duke e mposhë FC Beka Netin me rezultat 5:3.

FC Toni skuadra e krijuar nga Arton Mehmeti dhe Besnik Jashari të cilët gjatë gjithë sezonit dhanë një kontribut mjaft të madh duke formuar një super skuadër me lojtarët më të mirë llapjan si: Benjamin Emini, Ilir Blakqori,  Edon Zeqiri, Rilind Neziri dhe Meriton Mehmeti të cilët  me mjaft sukses u paraqiten për FC Llapin  si dhe  Rexhep Jashari, Valmir Sinani e Alban Goxhufi që përfaqësojnë BB Llapin në Futsal si dhe Berat Zhugolli , Ilir Oraca dhe Ermal Mulolli.

FC Toni gjatë sezonës 2015/2016 ka numëruar gjithsej 14 fitore duke humbur vetëm një herë nga kampioni i sezoneit të vitit 2014 FC Shajkofci !!

Mysafir  special i kësaj nate ishte edhe trajneri llapjan Tahir Batatina, i cili bëri edhe shpërndarjen e shpërblimeve për  Kampionin e ri të Podujevës në Futboll të Vogël.

toni 6