Emini: Erdha te Drita sepse dua të bëhem edhe këtu Kampion

Izair Emini ishte ardhja më e madhe e skuadres se Dritës këtë afat kalimtar.

Emini vjen nga skuadra e Shkëndijës së Tetovës aty ku arriti të bëhet Kampion në Maqedoninë Veriore.

I kontaktuar nga GazetaOlle, Emini ka zbuluar arsyet pse zgjedhi pikërishtë të luaj te skuadra e Dritës.

“Arsye ka sa të duash, por mendoj se arsya kryesore isha une sepse doja të provoja edhe kampionatin e Kosovës sepse  edhe këtu dua të bëhem Kampion”, ka thënë fillimisht Emini.

I pytur për ofertat që kishte ai ka zbuluar skuadrat që e kanë kontaktuar ansorin.

“Kam pasur shumë oferta në adresen time, duke filluar që nga klubi ku isha Shkëndija, pastaj Trim Lum, ndërsa nga Kosova më kanë kontaktuar Drita, Gjilani e Feronikeli, por edhe nga Shqipëria ishin disa skuadra”, ka zbuluar Emini për GazetaOlle.

Fotografia e Valon Jonuzi