EKSKLUZIVE: Labinot Osmani te Feronikeli

Kampioni i Kosovës, Feronikeli, ka arritur përforcimin e parë pas përfundimit të stinorit vjeshtor të garave.

Drejtuesit e klubit nga Drenasi kanë arritur marrëveshje me sulmuesin e Prishtinës, Labinot Osmanin.

Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht për “GazetaOlle.com” nga drejtori i klubit, Arton Berisha.

Transferimi do të zyrtarizohet nga Feronikeli gjatë minutave në vazhdim.