EKSKLUZIVE: Argjend Mustafa te Skënderbeu

Argjend Mustafa te Skënderbeu Mesfushori i njohur Argjend Mustafa, pritet t’i bashkohet Skënderbeut brenda këtyre ditëve. Lajmin për Olle e ka konfirmuar vetë lojtari.

“Duke marrë parasysh marrëdhëniet e mira mes Trepçës ’89 dhe Skënderbeut, klubit mes veti kanë arrit marrëveshje për kalimin tim atje”, ka thënë Mustafa për “GazetaOlle.com”.

“Falënderoj Trepçën ’89 dhe veçanërisht Abedin Zekën dhe Ilir Bojkun. Kam pasur edhe oferta shumë serioze nga Prishtina dhe Liria, por edhe nga skuadra të tjera”, ka nënvizuar Mustafa.

Mesfushori më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e Ballkanit, Ramiz Sadikut dhe Trepçës.