E konfirmuar: Vëllaznimi godet edhe me këtë mesfushor

Vëllaznimi nuk është duke i ndalur transferimet.

Kuqezinjët e Gjakovës kanë nënshkruar me mesfushorin Atdhe Grajçevci.

Transferi i lojtarit është mundësuar nga menaxheri Hashim Vitia.

Grajçevci më parë i ka mbrojtur ngjyrat e KEK-ut dhe të Prishtinës, shkruan Gazeta Olle.

Fotografia e Atdhe Grajqevci

Vëllaznimi sot ka zyrtarizuar transferimin e Besnik Krasniqit, ndërsa me klubin është duke stërvitur edhe Dren Gashi.

Vëllaznimi është duke u organizuar prej ardhjes së Agim Canës në krye të klubit.

Grajçevci është bërë pjesë e agjensisë Sms  Agency ku vepron Hashim Vitia.

Drejtor i kësaj kompanie është Shkumbin Qormehmeti.

Bekim Balaj, Odise Roshi, Liridon Latifi, Bernard Berisha, Bajram Jashanica, Leonit Abazi e shumë lojtarë të tjerë janë pjesë e kësaj kompanie.  /Gazeta Olle/

Fotografia e Atdhe Grajqevci