Dorëhiqet Genc Hoxha

Trajneri Genc Hoxha do të japë nesër dorëheqje nga skuadra e Istogut.

Gazetaolle.com ka tentuar të bisedojë me Hoxhën, por ai ka thënë se nuk dëshiron që të deklarohet duke bërë me dije se një e tillë do të mësohet nesër.

A do të largohen futbollistët?

Ndryshe, nga klubi mund të largohen edhe ‘armata’ e futbollistëve që nuk janë nga ky qytet.

Por, një gjë të tillë mbetet të shihet në ditët në vijim. Kujtojmë se Genc Hoxha është një ndër trajnerët më të suksesshëm në futbollin e Kosovës.

Ai i ka fituar dy tituj kampioni me Besën e Pejës, Kupën e Kosovës me Vëllaznimin. Hoxha tash e 20 vite është pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës. /Olle