Debutimi i fuqishëm i trajnerëve shqiptarë nga Maqedonia në futbollin e Kosovës

Këtë vit Superliga e Kosovës është pasuruar me dy trajnerë shqiptarë që vijnë nga Maqedonia.

Zekirja Ramadani ka marrë drejtimin e skuadrës që doli kampion vjeshtor, Trepçës ’89, ndërsa Argjend Beqiri është vënë në krye të Ferizajt.

Ramadani e nisi aventurën e tij mitrovicase me një fitore në Kupë kundër Hajvalisë me rezultat 4:0.

Të njëjtën gjë bëri edhe në ndeshjen e dytë kur mposhti Drenicën me të njëjtat shifra.

ramadani

Në anën tjerë Beqiri kualifikoi Ferizajn në çerekfinale të Kupës pas fitores 1:0 kundër Gjilanit, shkruan Gazetaolle.com.

Në ndeshjen e dytë ai me Ferizajn e tij arriti të marrë një pikë kundër Prishtinës, që ishte pikë e madhe.

argjend beqiri

Të dy trajnerët e kanë nisur mirë punën në klubet kosovare, ndërsa mbetet të shihet se a do t’i përmbushin objektivat e klubit deri në fund të sezonit.

Të dy trajnerët kanë përvoja ndërkombëtare si lojtarë në vende si Azerbajxhani, Belgjika, Zvicra e Bullgaria, ndërsa këto përvoja pritet t’i fusin në punë edhe në Kosovë për ta ngritur nivelin e futbollit në vendin tonë.

89-shi lufton për titull, ndërsa Ferizaj për t’i ikur barazhit. /olle/