Debati i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, kryetari i Dardanëve i kundërpërgjigjet prijësit të Plisave

Pak ditë më parë Kryetari i FFK-së, Agim Ademi i ftuar në emisonin ‘Oxygen’, ka thënë se shumë shpejtë disa tifo-grupe do të përkrahin Kombëtaren e Kosovës.

Sot reagim pas kësaj deklarate kanë lëshuar tifo-grupi, Kuqezinjët e Jakovës, ndërsa pak minuta më parë edhe kryetari i Plisave, Albert Kastrati ka reguar me anë të një shkrimi, raporton GazetaOlle.com.

Tashmë në rrjetet sociale një shkrim e ka publikuar edhe kryetari i Dardanëve, Lulzim Berisha.

‘Luli’ ashtu siç nihet në opinjon i është kundërpërgjigjur Kastratit të Plisave.

“Sporti me sport. E politikën e bojn politikant e zgjedhur prej vet njerzve. Kshtu qe perkraheni t’juven- qato qe e keni. Nfund sukseset i ndajm s’bashku”, ka shkruar Berisha.