Dardan Berisha ka një thirrje për tifozët

Dardan Berisha nuk mundi ta mposht Maqedoninë i vetëm, në ndeshjen e mbrëmshme të luajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në kuadër të EuroBasket 2021.

Berisha ka bërë thirrje për përkrahje të tifozëve edhe në ndeshjet e ardhshme.

Tifozët kishin stërmbushur sallën e vogël të Pallatit të Rinisë.

”Ishte një lojë mjaft fizike, rotacioni ynë i shkurtë ndikoi duke na shkaktuar lodhje, por mendoj se kemi ende ndeshje para vetes”, ka thënë Dardan Berisha, raporton Gazeta Olle.

Dardani realizoi hiq më pak se 36 pikë.

41692580_325231408227485_5347274235305787392_n

”Janë edhe dy ndeshje me Rumaninë dhe një me Maqedoninë. I bëj thirrje ‘Dardanëve” për mbështetje sikurse sonte”, shtoi basketbollisti i Prishtinës.

Kosova ndodhet në grup me Maqedoninë dhe Rumaninë dhe pas kësaj humbje gjasat për kualifikim janë të vogla.

Ndeshjen e radhës e luan ndaj Rumanisë më 29 nëntor në Bukuresht.