Daku për Gazeta Olle: Kemi tre rivalë cilësor, titulli nuk vendoset në xhiron e fundit, por…

Futbolli kosovar po vazhdon në javën e tretë të pezullimit, që prej vendimit të Qeverisë së Kosovës si shkak i koronavirusit.

Për këtë gjendje ka folur sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku i cili po luan te kjo skuadër në formë huazimi nga skuadra kroate, Osijek.

Sipas Dakut, pezullimi i kampionatit pritet t’i bëjë dëme çdo skuadër në elitë.

Pezullimi i kampionatit? “Ky pezullim i kampionatit jo vetëm neve si ekip por nuk besojë që i duhet ndonjë ekipi tjetër në Superligë. Për ne ishte një penges e madhe sepse vinim prej disa super paraqitjeve që kishim gjatë kohës kur veçse u pezullua kampionati. Tani për tani po punojmë mjaft shumë me programin e trajnerit dhe shprsojë që sa më shpejtë të kaloj kjo situatë dhe t’i kthehemi normalitetit me futboll”, tha fillimisht Daku për Gazeta Olle.

Rivali më i fortë për Ballkanin? “Nga tri ekipet që janë afër me ne në tabelë nuk ka ekip që mund ta veçojë, por që të tri janë ekipe cilësore dhe kanë super organizime, dhe për mua është e vështirë të zgjedhë një rival”.

Java e fundit vendos titullin? “Në dy vitet e fundit ka ndodhur kështu, por nuk e besoj që do të vendoset në fund, por futbolli është i paparashikushëm kështu që shpresojë që ne t’a përfundojmë sa më herët këtë çështje, por duhet të jemi shumë syhapur sepse kemi të bëjmë me ekipe rivale mjaft cilësore përballë”, përfundoj Daku.

Gjithashtu, sulmuesi ka bërë thirrje që të respektohen udhëzimet e dhëna nga shteti i Kosovës për parandalimin e koronavirusit, në mënyrë që të dilet sa më parë nga ky izolim.

Daku, deri më tani ka shënuar një gol në fanellën e Ballkanit, ndërsa në dy xhirot e para ishte i lënduar duke iu pamundësuar debutimi./V.Ibishi – Gazeta Olle