“Çmenduria” e klubit dukagjinas, zyrtarizoi 8 transferime për inkuadrimin në Ligën e Parë

Skuadra e Ligës së Dytë, Vëllazëria e Zhurit ka befasuar së fundi me disa transfere.

Kjo skuadër ka bërë hiq më pak se 8 të tillë, shkruan Gazeta Olle.

Leon Brahimaj, Arber Rudi, Abi Frorkaj, Nue Nreca, Ardi  Basha, Bernard Koni, Tmentor Thaqi dhe Rilind Kastrati janë emrat e ardhur te kjo skuadër.

Kjo skuadër, në faqen e tyre zyrtare ka shkruar se pritet edhe ardhje të reja në ekip.

Vëllazëria, këtë edicion synon inkuadrimin në Ligën e Parë të Kosovës.