Çka i duhet Trepçës ’89 që të shpallet kampion?

Me rezultatet e ndeshjeve të djeshme, Trepça ’89 mbetet lidere me 10 pikë larg ndjekësit të parë në Superligë, Feronikelit.

Kjo ndodhi, pasi që Llapi mposhti Prishtinën si mysafir sot në Obiliq, 1-2 dhe kështu Prishtina nuk arriti të mbajë distancën 8 pikëshe ndaj liderit.

Me këtë, Trepça’89 duhet të shënojë vetëm një fitore në 4 ndeshjet e mbetura për t’u bërë edhe matematikisht kampione për herë të parë në histori të klubit në Superligë.