Çitaku ankohet në një penallti të mos akorduar

Trajneri i Trepçës ’89, Veton Çitaku, është ankuar në një penallti të mos akorduar në takimin me Feronikelin.

Kryendeshja e luajtur në “Riza Lushta”, u mbyll pa gola.

“Nuk kemi rënie të formës dhe kjo u vërejt edhe sot. Kemi mungesë të golave. 89-shin kanë nisur me marrë ekipet më seriozisht dhe po kemi probleme. Pjesa e parë ishte më shumë testuese për ne. Patëm edhe raste, dhe një penallti në pjesën e parë që nuk u akordua”, u shpreh Çitaku për “SuperSport Kosova”, raporton Gazeta Olle.

Për 89-shin ishte barazimi i tretë radhazi.