Christos Marmarios publikon listën e basketbollistëve të Kosovës për ndeshje ndaj Islandës dhe Luksemburgut

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka zbuluar listën e të ftuarve për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023.

Kosova, me 20 shkurt si vendas do të luajë ndeshjen e parë ndaj Islandës, kurse pas tri dite do të jemi mysafirë të Luksemburgut, shkruan Gazeta Olle.

Trajneri i sapo emëruar, Christos Marmarios ka ftuar 17 basketbollistë.

Nga basketbollistët e huaj që luajnë te Kosova, është i ftuar vetëm qendra, Shawn Jones, kurse vërehet mungesa e madhe e  top-lojtarit Lis Shoshi që vazhdon të jetë ende i lënduar.

Më poshtë lista e  plotë: