“Bomberi” i futbollit kosovar: Jam gati, kam punuar shumë po ndihem në formë

Njëri nga sulmuesit më me përvojë në futbollin kosovar, vushtrriasi Labinot Osmani është gati për një sezon fantastik në fanellën e Llapit.

Osmani që skuadrës llapjane iu bashkua gjatë këtij afati kalimtar pas një edicion spektakolar që kishte me Vushtrrinë, ka thënë se mezi po e startin e kampionatit në mënyrë që ta ndihmojë skuadrën drejtë objektivave.

“Jam gati. Kam punuar shumë dhe po ndihëm mirë në formë. Shpresoj të kem një edicion sa më të mirë me Llapin”, ka thënë për Zëri.info, Labinot Osmani.

Llapi këtë vit përveç daljes në Evropë kërkon edhe trofe, kjo edhe është arsyeja që skuadra ka investuar në futbollistë me shumë përvojë në fazën ofensive. Osmani në fazën e sulmit konkurrentë do ta ketë të mirënjohurin Sebino Plakun dhe sulmuesin tjetër vushtrrias Enis Zaberxhën ku bashkërisht shpresojnë ta japin më të mirën në kampionat.