Bekaj transferohet në Hoffenhiem por nuk do të luajë në ekipin e parë

Visar Bekaj pritet gjatë shumë shpejt të transferohet në Gjermani.

Dy javë më parë Gazetaolle kishte raportuar se Bekaj do të transferohet te skuadra gjermane, Hoffenheim.

Tashmë ky lajm është konfirmuar edhe nga vet portieri prishtinas.

Related image

Por nëse shikojmë skuadrën gjermane, momentalisht gjenden tre portier në këtë ekip.

Oliver Bauman (29), Philipp Pentke (34) dhe Alexander Stolz (35 vjeç).

Por siç mëson tashmë GazetaOlle, Bekaj pritet të nënshkruaj te Hoffenhiem e më pas të luajë te skuadra U23 e këtij klubi.

Image result for visar bekaj

Portieri Bekaj, kishte debutuar te Prishtina në vitin 2014, ndërsa ishte pjesë e Kosovës U21 në kualifikimet e fundit për botëror.

Tashmë 22 vjeçari është pjesë e rregullt e Kosovës në ekipin e parë si portieri i tretë pas Muric e Ujkanit.

/GazetaOlle

Image result for visar bekaj