Bayerni bën dy super-transferimet me të cilat do ta sundojë futbollin evropian

Bayerni i Mynihut nuk mund të kënaqet thjeshtë me fitimin e kampionatit. Drejtuesit bavarez pritet të bëjnë investime të mëdha në skuadër gjatë verës, në mënyrë që të jenë konkurrentë të fortë edhe në Evropë.

Sipas gazetës gjermane “Bild”. ekipi gjerman është i gatshëm që të shpenzojë 120 milionë euro për transferimin e dy yjeve. Bëhet fjalë për Marco Verrattin dhe Alexis Sanchezin.

Verratti nuk është i lumtur në Francë dhe gjatë verës pritet të gjejë një ekip të ri. Marrëdhëniet e mira të Ancelottit me Verrattin pritet ta bindin lojtarin që të transferohet në Gjermani për 60 milionë euro.

Sanchez pritet të largohet nga Arsenali pasi nuk është i lumtur në Emirates. Dhe për të shifra e transferimit mund të shkojë në 60 milionë euro, duke kompletuar shifrën e 120 milionë eurove për dy blerje.

bayern127

loading...